Skip to content Skip to footer

Si të stimulojmë imagjinatën e fëmijëve me anë të pyetjeve gjatë leximit të një përralle të personalizuar?

Si të stimulojmë imagjinatën e fëmijëve me anë të pyetjeve gjatë leximit të një përralle të personalizuar?

 

Librat e personalizuar kanë fuqinë të perfshijnë fëmijën më shumë në përjetimin e përrallës. Realizimi i pyetjeve gjatë dhe pas leximit është një mënyrë tjetër alternative për të ngacmuar imagjinatën e tyre. Kjo gjë ju ndihmon dhe ju të krijoni një marrëdhënie më të fortë me fëmijën tuaj, gjithashtu i ndihmon ata në aftësitë problem-zgjidhëse dhe stimulon dëshirën e tyre për të ndarë me ju mendimet e tyre.

 

Disa pyetje të përgjithshme që ju mund t’i përdorni (ndërkohë shumë pyetje të tjera lindin gjatë kohës që ju lexoni përrallën me tematiken e zgjedhur për fëmijën tuaj):

 

Çfarë mendon se do të ndodhë tek faqja tjetër?

Kë do të dëshiroje të merrje me vete në përrallën tënde?

Cili është personazhi i preferuar?

Cila pjesë e përrallës të pëlqeu më shumë?

Si ndjehesh që ishe personazhi kryesor i kësaj përralle?

Çfarë do të bëje ndryshe në këtë përrallë?

 

Përdorimi i këtyre pyetjeve gjatë leximit të një libri të personalizuar mund të ndihmojë fëmijët të lidhen më tepër me historinë dhe të krijojnë më shumë nëpërmjet procesit të personalizimit. Kjo mund ta bëjë leximin një përvojë edhe më të veçantë dhe argëtuese për ta.

 

Personazhi je TI

Adresa

Tiranë, Shqipëri

Gazeta

Personazhi je TI – All rights reserved.                                                                                                                                                   Powered by TDB.al